September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Kombëtarja U15 merr pjesë në “UEFA Development Tournament” në Tiranë

Kombëtarja U15 e Kosovës është nisur sot drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në “UEFA Development Tournament U15”, i cili zhvillohet nga 29 tetori deri më 3 nëntor.

Dardanët U15 janë në një grup sfidues me Armeninë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e talentëve më të rinj të futbollit kosovar.

Përzgjedhësi Ilir Nallbani për këtë turne ka në dispozicion 20 futbollistë, po thuajse që të gjithë nga kampionati vendor, përkatësisht nga programi “Elite Youth Development”

Orari i ndeshjeve të Kombëtares U15:

29 tetor: Maqedonia e Veriut –Kosova

31 tetor: Kosova –Armenia

3 nëntor: Shqipëria –Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *