June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Xhiro e 11-të në Superligë fillon sot, luhet në Malishevë dhe Gjilan

Albi Mall Superliga e Kosovës nuk pushon, pasi në mesjavë do të luhen ndeshjet e xhiros së 11-të.

Ditën e sotme në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, në Malishevë dhe në Gjilan.

Malisheva dhe Ballkani do të përballen në stadiumin ‘Liman Gegaj’, ku dy skuadrat kërkojnë fitoren.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

Vendasit kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive pasi kanë marrë trajnerin Debatik Curri, derisa mysafirët kërkojnë këndelljen pas katër ndeshjeve pa fitore.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në Superligë fillojnë nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *