February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ademi uron vajzat e Kombëtares U17: Krenarë me ju!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave pas fitores së dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026. Vajzat Dardane triumfuan me rezultat të thellë 6:0 ndaj Azerbajxhanit, duke dhuruar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Moldavi.

Në postimin e tij në rrjete sociale, presidenti Ademi shprehu krenarinë e madhe për suksesin e vajzave të reja dhe punën e palodhshme të stafit teknik:

“Urime fitorja Dardane! Urime Kombëtares sonë U17 në konkurrencën e vajzave për fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026! Një tjetër paraqitje fantastike, me disiplinë e plot pasion dhe një fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit (6:0) që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzime secilës vajzë të kombëtares për përkushtimin dhe lojën e treguar, si dhe përzgjedhëses Sanije Krasniqi dhe stafit për punën e mirë. Urojmë që edhe në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit t’i gëzohemi fitores dhe të kualifikohemi tutje! Forca Kosovë!”, ka shkruar Ademi.

Fitorja ndaj Azerbajxhanit e vendos Kosovën në pozitë shumë të favorshme për kualifikim në Ligën A, ndërsa ndeshja e fundit ndaj Uellsit do të jetë vendimtare për të vulosur kalimin në fazën tjetër të garave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *