June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Malisheva fiton ndaj Prishtinës së Re, ngjitet në vendin e pestë

Malisheva ka arritur fitoren e katërt në këtë edicion të Albi Mall Superligës, duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës së Re në ndeshjen e javës së 10-të.

Takimi u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku skuadra malishevase siguroi tri pikë të rëndësishme falë paraqitjes bindëse në pjesën e parë.

Të dy golat për Malishevën i realizoi sulmuesi Altin Aliu, i cili shënoi në minutat 9’ dhe 39’, duke u bërë heroi i këtij takimi.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në vendin e pestë të renditjes tabelare me 13 pikë, duke konfirmuar formën në rritje në javët e fundit të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *