July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Zhegrova: Kualifikimi në Evropian, ëndrra ime e 2023-s

1 min read

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur në lidhje me paraqitjet me Lille në Ligue 1, teksa ka potencuar se është i kënaqur se si ka shkuar deri më tani sezoni për të.

Zhegrova tregoi që e ka lënë pas lëndimin dhe se është i fokusuar në ndeshjet e ardhshme.

“Jam i kënaqur me paraqitjet e mia besoj që mundet me jap edhe më shumë nga vetja. Isha i pafat në këtë ndeshje, do të vie goli shumë shpejt”, ka thënë Zhegrova në “Sports Show” në Klan Kosova.

“Po normalisht mendtë i kam vetëm te futbolli dhe plotësisht i fokusuar. Lëndimi ka qenë në shtator dhe që atëherë s’kom pasë ma probleme, jam duke punuar shumë me trajnerët në Lille, jam duke u përgatitur çdo ditë si nga ana teknike ashtu edhe fizike, po ndihem shumë mirë fizikisht”.

Ai ka folur edhe për kombëtaren e Kosovës, teksa ka thënë se pret me entuziazëm kualifikimet e Evropianit 2024.

“E kam veç një ëndërr për vitin 2023 dhe ajo është kualifikimi në Evropian. Ka ardhur koha që Kosova të kualifikohet”, ka thënë Zhegrova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *