Visar Bekaj me paraqitjet bravuroze ndaj Sivassporit, priti edhe një penallti
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka bërë një paraqitje brilante me Hataysporin në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Sivassporit.
Hatayspor mori një barazim të madhe 1-1 në udhëtim te Sivasspori në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Më meritori për këtë barazim të mysafirëve ishte portieri i Kosovës, Visar Bekaj, i cili pati një paraqitje të kompletuar.
Përveç disa pritjeve dhe daljeve të sakta, Bekaj priti edhe një penallti në minutën e 83-të të ndeshjes.
https://www.youtube.com/embed/t6_aojwhTus?rel=0&start=142– YouTube youtu.be
Bekaj u tregua i zgjuar dhe refleksiv në goditjen e penalltisë nga Daniel Avramovski, pasi arriti t’ia ndal goditjen në stilin ‘panenka’.
Portieri nga Prishtina ka qenë lojtari me notën më të lartë te Hatayspor në ndeshjet e fundit.
