February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Dita e ndeshjeve: Tri përballje të forta në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Fundjava është e rezervuar për futbollin vendor, me ekipet e Superligës që nisin fazën e dytë të ndeshjeve, pasi tashmë kanë luajtur nga një ndeshje secila kundër secilës. 

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen tri ndeshje: ku dy pritet të fillojnë nga ora 13:00, ndërsa një tjetër është e programuar nga ora 18:30.

Nga ora 13:00, ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë.

Nga ky orar luajnë edhe Prishtina e Re ndaj Malishevës, ndeshja e cila pritet të luhet në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan. 

Ndeshja e vetme në orar të mbrëmjes është ajo në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, me kryeqytetasit që janë nikoqir në “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *