July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Agim Ademi e Muamed Sejdini takohen në Prishtinë, flasin për futbollin e dy vendeve

1 min read

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi është takuar sot në Prishtinë me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, shkruan Futbolli.info.

Sejdini do të jetë në një vizitë një ditore në Kosovë ku do të diskutoj ë për bashkëpunimin në ngritjen dhe organizimin e futbollit të këtyre dy vendeve.

Ademi në një postim në Facebook ka shkruar se raportet e dy federatave tona janë tejet të ngushta, prandaj duam që në të ardhmen të kemi sa më shumë bashkëpunime, me qëllim të ngritjes së mëtejme të futbollit

Postimi i Agim Ademit:

 Sot prita për vizitë njëditore mikun tim, presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Diskutuam për futbollin në dy vendet tona, për organizimin e federatave si dhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

Raportet e dy federatave tona janë tejet të ngushta, prandaj duam që në të ardhmen të kemi sa më shumë bashkëpunime, me qëllim të ngritjes së mëtejme të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *