July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Joshua | Karriera e tij mbyllet përgjithnjë nëse humbet edhe në duelin e radhës

1 min read

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e menaxheri i Anthony Joshua, u shpreh se karriera e britanikut do të mbyllet përgjithnjë në rast se ai humbet edhe duelin e radhës, atë që ka planifikuar të zhvillojë në prill. Joshua, ish-kampion botë në peshën e rëndë, ka humbur dy eulet e fundit ndaj Oleksandr Usyk, duke dorëzuar edhe titujt.

Britaniku do të udhëtojë në Amerikë, ku do të përgatitet për duelin e radhës më prill, por ende nuk ka asnjë emër në lidhje me rivalin e tij. Hearn, për mediat sqaroi: “Është një moment shumë delikat për Joshua, ku të gjithë ne mezi presim të shohim reagimin e tij në ring”.

Ai e di mirë se dueli i prillit është vendimtar për të, pasi humbja do  të thoshte se gjithçka ka marrë fund. Përfundimisht. Do të ishte humbja e tretë radhazi për të, e tepërt për një kampion bote. Joshua i duhet një fitore madhështore, me KO për të treguar se është rikthyer. Kjo është ajo që presim prej tij”, tha Eddie Hearn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *