Sonte Napoli i Rrahmanit përballet me Juventusin

Një super ndeshje pritet të hap xhiron e 18-të të Ligës Italiane të Futbollit.

Skuadra e Amir Rrahmanit pritet të zhvillojë një përballje të vështirë kundër Juventusit që nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Në përballjen e fundit, skuadrat ishin ndarë në paqe. Në këtë ndeshje Napoli hyn si lider i ligës me 44 pikë të grumbulluara ndërsa Juventus gjendet në pozitën e dytë me 37 pikë.

Skuadra e Napolit nuk pritet të ketë ndonjë mungesë të ndonjë lojtari ndërsa tek Juve pritet të mungojnë plotë tetë futbollistë shumica prej tyre startues.

Ndeshja Napoli-Juventus nis nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *