July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Potter po kalon një kohë të vështirë në ‘Stamford Bridge’

1 min read

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, po kalon një kohë të vështirë në ‘Stamford Bridge’ këto ditë. Ai u sulmua nga tifozët pas humbjes nga Manchester City me rezultat 0:4. Në tetë ndeshjet e fundit, Chelsea ka fituar vetëm një herë dhe kjo po shkakton zemërim te tifozët.

“Kjo është gjëja më e vështirë në futboll. Ne duhet të bashkohemi, të tregojmë se jemi të fortë dhe të rindërtojmë atë që ka shkuar. Që në fillim e dija se nga vija dhe se e gjithë kjo do të ishte shumë e vështirë. Sfiduese dhe stimuluese, por edhe shumë e vështirë”, tha Potter, i cili së shpejti mund të shkarkohet.

Chelsea luan sonte kundër Fulhamit në Premier League dhe në ndeshjen e fundit tifozët brohoritën emrin e ish-trajnerit Thomas Tuchel.

“E kuptoj zhgënjimin e tifozëve, por vlerësoj edhe mbështetjen e tyre. Sinqerisht, çdo gjë që ndodh, çdo disfatë jonë më dhemb shumë, vuaj edhe unë, po ashtu edhe familja ime. Sado që përpiqem ta fsheh, pas një loje të humbur nuk jam një person shumë i këndshëm për të ndenjur. E gjithë kjo ndikon në familjen time”, tha Potter.

Mauricio Pochettino parashikohet si pasardhësi i Potterit në bankinën e Chelseat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *