July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Finalja e Superkupës së Italisë me një risi, e njofton shefi i arbitrave

1 min read

Milani fitues i titullit kampion në Itali dhe Interi fitues i Kupës, do të përballen mbrëmjen e 18 janarit të Rijadh, në finalen e Superkupës, një sfidë që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport.

Kjo përballje do të ketë një rëndësi të veçantë për futbollin italian, pasi për herë të parë do të aplikohet pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik, një teknologji që u përdor nga FIFA në Kupën e Botës Katar 2022 dhe pati rezultate përgjithësisht pozitive.

Lajmin e ka dhënë Shefi i Arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, që ka zbuluar se instrumenti i ri do të ndihmojë edhe më shumë arbitrat që të marrin shpejt vendimet, megjithatë pranoi se elementi njerëzor do të jetë vendimtar.

“Pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik do të aplikohet për herë të parë në Superkupën e Italisë mes Interit e Milanit. Është një instrument që do të ndihmojë në një vendimmarrje më të shpejtë në rastet e pozicioneve jashtë loje, megjithatë në fund arbitrat duhet të tregohen të zotët të analizojnë mirë situatat”, deklaroi Rocchi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *