Kosova arrin rekord në renditjen e FIFA-s, renditet e 84-ta
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një moment historik, duke arritur renditjen më të lartë ndonjëherë në FIFA, e 84-ta në botë.
Dardanët janë ngjitur 7 vende më lart krahasuar me muajin e kaluar, falë fitores ndaj Suedisë në Goteborg dhe barazimit në shtëpi me Slloveninë. Nga dy ndeshjet e fundit, Kosova ka fituar 22.63 pikë, duke arritur gjithsej 1284.73 pikë.
Ky rezultat vjen si një dëshmi e progresit të kombëtares kosovare dhe i shërben si motivim për nëntorin e ardhshëm, ku Dardanët synojnë kualifikimin historik për herë të parë në Kupën e Botës.
Edhe Kombëtarja e Shqipërisë shënoi progres këtë muaj, duke ngjitur 5 vende dhe duke u renditur e 61-ta, me 1401.34 pikë, pas fitores ndaj Serbisë dhe Jordanisë.
Në klasifikimin global, Spanja mbetet e para, ndërsa Nigeri shënoi ngjitjen më të madhe, duke u ngjitur 9 vende. Ishujt Faroe fituan më shumë pikë (+37.95), ndërsa Suedia humbi më shumë (-27.63).
