April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Xhiro e fundit e fazës së parë në Superligë, luhet të shtunën dhe të dielën

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka ndryshuar orarin dhe ndeshjet do të luhen në dy ditë të ndryshme, të shtunën dhe të dielën.

Xhiro fillon me dy skuadrat e qytetit të Gjilanit që do të luajnë ditën e shtunë. Drita para tifozëve të vet pret Malishevën dhe kërkon vazhdimësi të fitoreve për ngritjen në tabelë.

Në anën tjetër Gjilani me trajnerin e ri Debatik Curri do të luajnë në Lipjan ndaj Prishtinës së Re.

Të dielën në program janë tre sfida për t’u zhvilluar, ku vëmendja është në Suharekë në sfidën mes Ballkanit dhe Dukagjinit.

Prishtina udhëton në Skenderaj për t’u përballur me Drenicën, derisa Llapit pret Ferizajn në ‘Zahir Pajaziti’.

Të gjitha ndeshjet prej kësaj xhiro startojnë nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *