February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Florentina Kallaba do të ndajë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka arritur suksesin më të madh në karrierën e saj, pasi është përzgjedhur në mesin e tetë gjyqtareve ndërkombëtare të UEFA-s që do të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall, i cili do të mbahet në Filipine.

Ajo njëherësh shënon suksesin më të madh deri më tash të gjyqtarëve kosovar, pasi iu besua ndarja e drejtësisë në kompeticionin më të madh botëror në futsall.

Përzgjedhja e saj është rezultat i profesionalizmit, përvojës dhe përkushtimit që ajo ka treguar ndër vite në ndeshjet e kampionatit vendor, por edhe në ato ndërkombëtare.

Florentina Kallaba njihet për autoritetin në fushën e lojës, për korrektësi në drejtësi dhe qetësi, vlera këto që e kanë bërë një prej gjyqtareve më të respektuara në Evropë.

Me përkushtimin e saj ndaj këtij profesioni ajo është një frymëzim për vajzat dhe gratë në sport, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe pasion, çdo synim mund të arrihet.

Përzgjedhja e Kallabës për Kampionatin Botëror është dëshmi e punës dhe dedikimit të FFK-së si institucion që kontribuon në rritjen e cilësisë së ndarjes së drejtësisë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *