February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Kosova e vogël, tregohet e madhe përballë gjigantëve të futbollit evropian

Shkruan: Fekmi Kongjeli

Kosova gjunjëzon dy herë Suedinë e “Madhe”. Kështu ngjashëm ishin titujt e mediave më prestigjioze të Evropës perëndimore!

Kombëtarja e Kosovës, e pranuar vetëm para 9 vitesh ndërkombëtarisht, pas tri dekadash izolim të padrejtë, po tregon zemër dhe karakter dhe është shndërruar në frikë edhe për Kombëtaret më të fuqishme në botë.

Pavarësisht rrethanave politike, por edhe mungesës së mirëfilltë të infrastrukturës në futboll, FFK ka treguar që mundet t’ia dalë me kushte shumë modeste në krahasim me shtetet shumë të fuqishme, duke prezantuar shtetin e vet në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Kosova me rreth 2 milionë banorë, ku ka një diasporë të veçantë e cila është e lidhur ngushtë me vendin e saj dhe që kontribuon vazhdimisht në zhvillim dhe mirëqenie, në të njëjtën kohë fëmijë që rriten në akademitë më prestigjioze të futbollit evropian dhe që, duke u edukuar edhe në frymën e atdhedashurisë, gjithmonë si synim kanë përfaqësimin e shtetit të Kosovës.

Dhe ky kombinim i lojtarëve nga brenda ekipeve dhe shkollave të futbollit të Kosovës, me trajnerë dhe punëtorë profesionalë të futbollit, që pasurojnë kombëtaren e Kosovës në të gjitha grupmoshat, garanton një perspektivë afatgjatë për futbollin e Kosovës dhe një prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Kosova është edhe me fat pasi që, ku do që luan në Evropë, ndihet si vendase, duke iu falënderuar po kësaj diaspore e cila duhet të jetë një milionëshe.

Të gjithë e thonë: sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti është ambasadori i mirëfilltë i një shteti, dhe për vetëm 9 vite, prezantimi i Kosovës përmes futbollit ka qenë dinjitoz dhe shumë i vlerësuar, si në fushë ashtu edhe jashtë fushës, me një publik dhe një popull që din ta ruajë imazhin e shtetit të vet.

Me organizime të shkëlqyera të ndeshjeve, duke iu falënderuar një bashkëpunimi perfekt mes FFK dhe organeve të sigurisë, e që janë për çdo lavdatë.

E gjithë kjo nuk ka vend për kënaqësi; kjo rrugë duhet vazhduar kështu si deri më tani, me punë, vizion dhe përgjegjësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *