July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Akuzohet për ngacmim seksual, reagon Dani Alves

1 min read

Mbrojtësi i djathtë brazilian Dani Alves është akuzuar për ngacmim seksual në Barcelonë dhe është nën hetim nga policia në qytetin katalanas.

“Një vajzë ka referuar në polici se 39-vjeçari i ka futur duart në mbathje, vajza në fjalë ka njoftuar miqtë e saj, më pas kanë ardhur rojet e diskotekës, me këta të fundit që kanë njoftuar policinë, por Dani Alves ishte larguar nga diskoteka”, lexohet në raportin e publikuar nga mediat.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë ish futbollisti i Barcelonës: “Dua të përgënjeshtroj gjithçka. Po, kam qenë në atë diskotekë, me persona të tjerë, duke u argëtuar. Kush me njeh e di se kam shumë qejf të kërcej. Jam argëtuar, kam kërcyer, por pa cënuar hapësirën e askujt. Nuk e di se kush është kjo zonjë. Jo, nuk kam bërë atë që ajo pretendon. Kjo deklaratë më bën të ndihem keq, i bën keq edhe njerëzve të mi”, deklaroi Alvesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *