April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

“Kurrë nuk do të ecësh vetëm, por ndonjëherë…”, faqja zyrtare e Galatasarayt thumbon Liverpoolin

Faqja zyrtare e Galatasarayt ka shfrytëzuar kreativitetin për të thumbuar klubin anglez, Liverpoolin, pasi i mposhti në Ligën e Kampionëve.

Galatasaray mori një fitore të madhe 1-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.


Kjo fitore ka entuziazmuar shumë tifozët e klubit turk, të cilët vinin nga një humbje e thellë nga Eintracht Frankfurt në ndeshjen e parë.

Megjithatë, përveç tifozëve të entuziazmuar e gëzuar ishin edhe anëtarët e klubit nga Stambolli. 

Është faqja zyrtare e klubit turk në platformën “X”, e cila ka thumbuar Liverpoolin pas ndeshjes e cila përfundoi me fitoren e Galatas. 

“Kurrë nuk do të ecësh vetëm, por ndonjëherë largohesh pa pikë”, ka shkruar faqja zyrtare e Galatasarayt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *