June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Ademi: Albian Hajdari i gatshëm për ndeshjet e tetorit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, do te jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit.

Ai ka thënë se qendermbrojtësi Hajdari është i lumtur për vendimin për ta përfaqësuar Kosovën.

“Jemi të lumtur që Albiani zgjodhi të paraqitet për Kosovën. Edhe Albiani është i lumtur për vendimin. Do të jetë shumë i rëndësishëm per Kosovën. Është lojtar me potencial të madh dhe do t’i shërbejë shumë Kosovës. Ai do të jetë gati per ndeshjet e tetorit. Uroj të jetë shëndosh e mirë”, ka thenë Ademi.

Kosova në tetor i luan dy ndeshjet e radhës kualifikuese pë Kupën e Botës 2026. Më 10 tetor në Prishtinë luan ndaj Sllovenisë, kurse tri ditë më pas në Goteborg luan kundër Suedisë.

Edhe Hajdari ka konfirmuar vendimin që të luajë për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *