Rrahmani mungon përsëri për Kosovën dhe Napolin
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka pësuar edhe një lëndim të ri, i cili do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
Sipas të përditshmes italiane Corriere del Mezzogiorno, qendërmbrojtësi kosovar është dëmtuar në stërvitjen e fundit dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të klubit dhe të kombëtares.
Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm për duelet e Napolit kundër Milanit, Sporting Lisbonës dhe Genoas, ndërsa nuk do të mund t’i ndihmojë as Kosovës në ndeshjet e tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Vlerësimet fillestare të mjekëve italianë flasin për një mungesë deri më 18 tetor, datë kur pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Napolit ndaj Torinos.
Ky është lëndimi i dytë brenda pak javësh për Rrahmanin. Ai kishte humbur pothuajse një muaj pas dëmtimit të pësuar më 5 shtator, në ndeshjen e Kosovës kundër Zvicrës.
