June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Skandal nga Spanja, refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet – i referohen si “territor”

Kombëtarja e Spanjës ka bërë një veprim skandaloz së fundmi, duke iu referuar shtetit të Kosovës si “territor”. 

Kosova U21 do të jetë sonte (e martë) nikoqire e Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00. 

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit U21. 

Në paralajmërimin e ndeshjes nga ‘Furia e Kuqe’, ata i janë referuar Kosovës si “territor”, duke refuzuar që ta njohin si shtet. 

https://www.facebook.com/share/p/172V1Y29Bd/?mibextid=wwXIfr

Megjithatë, një veprim i tillë nuk është hera e parë që ndërmerret nga Spanja, pasi këtë e kanë bërë edhe në rastet e tjera kur janë takuar këto dy kombëtare. 

‘Dardanët’ e rinj e nisën këtë fushatë kualifikuese me barazim pa gola 0-0 ndaj Rumanisë dhe sot me ndihmën e tifozëve do të synojnë tri pikët e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *