July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Mendy drejt Unitedit

1 min read

Edouard Mendy mund të jetë përforcimi i madh në portë i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm. “Daily Mail” ka njoftuar të martën se Unitedi po shikon mundësinë e transferimit të portierit senegalez, i cili nuk është i kënaqur te Chelsea.

Mendy ka refuzuar kontratën e re dhe këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në ekip.

Te Manchester Unitedi, ai po shihet si zëvendësim ideal për spanjollin David de Gea, i cili në verë do të largohet nga ekipi.

Mendy, aktualisht është i lënduar kurse këtë edicion ka vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Rennesi i Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *