Simeone do të largohet nga Atletico

Diego Simeone do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit, është bërë e ditur në emisionin spanjoll “El Chiringito”.

Atlético po luan një sezon të dobët dhe aktualisht është i pesti në Primera Division, derisa në Champions League nuk arriti të kalojë grupin që përfshinte Brugge, Porto dhe Bayer Leverkusen.

Simeone ka qenë në bankinën e Atléticos që nga viti 2011. Në vitin 2014, ai i solli klubit madrilen titullin e kampionit të Spanjës, i pari që nga viti 1996. Shtatë vjet më vonë, Simeone dhe Atlético u bënë përsëri kampionë të Spanjës.

Me klubin madrilen, argjentinasi fitoi dy tituj të Europa League, dy Superkupa Evropiane, Kupën e Mbretit dhe dy herë luajti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *