Sanksione për “gojën e mbyllur”, FIFA ka vendosur tashmë

Nov 23, 2022

Përfaqësuesja e Gjermanisë doli në fotografi para nisjes së ndeshjes kundër Japonisë me gojë të mbyllur në Kupën e Botës, por nuk do të ketë pasoja për gjermanët, ka shkruar “Sky Sports” i Gjermanisë të mërkurën.

Shtëpia botërore e futbollit ka njoftuar për këtë gjë të mërkurën në mbrëmje, pak orë pas ndeshjes, pas mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Disiplinor.