April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Ademi pret Kombëtaren e Futbollit për të Verbër: Jeni shembull frymëzimi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, para nisjes për në Krakov të Polonisë, ka pritur në takim Kombëtaren e Futbollit për të Verbër, e cila do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian.

“Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur, jemi këtu për të qenë të vërtetë! Para nisjes për në Krakov të Polonisë, pata kënaqësinë të pres Kombëtaren e Futbollit për të Verbër, e cila do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian. I urova shumë suksese në këtë garë të rëndësishme dhe i rikujtova se ata janë një shembull frymëzimi për shoqërinë tonë, me kurajën, vullnetin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Ai ka thënë se FFK-ja është shtëpia e të gjithëve.“Jemi të përkushtuar ndaj gjithëpërfshirjes dhe punojmë çdo ditë që çdo kategori të përjetojë magjinë e futbollit. Suksese Kosovë!”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *