June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Dita e barazhit: Vushtrria dhe Llapi luftojnë për një vend në Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar ndeshja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit, për një vend në Albi Mall Superligën e Kosovës për sezonin 2025/26. 

Edicioni 2024/25 në futbollin e Kosovës pritet të mbyllet sot dhe të mësohet epilogu i çdo skuadre.

Ndeshja që mbyll siparin e sezonit është ajo e barazhit, ku Vushtrria dhe Llapi luajnë për një vend në Superligën e Kosovës.

Ky takim i shumëpritur është planifikuar të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.

Vushtrria vjen si fituese e ‘play-off’-it të Ligës së Parë, pasi si vend i dytë i Grupit B, mposhti 3-1 rivalët e Lirisë, të cilët përfunduan në pozitën e dytë në Grupin A.

Në anën tjetër, Llapi e ka mbyllur sezonin më të dobët që nga inkuadrimi në Superligë, duke përfunduar në pozitën e tetë në tabelë dhe duke u detyruar për këtë ndeshje barazhi për të mbetur në elitë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *