Galatasaray i Rashicës fiton derbin e zjarrtë kundër Fenerbahçes

Galatasaray ka shënuar fitore 3:0 në “derbin ndërkontinental” ndaj rivalit të përbetuar, Fenerbahçes, për t’u shkëputur katër pikë në krye të tabelës në Superligës turke.
Në një ndeshje që sjell gjithmonë pasion të madh, Galatasaray kaloi në avantazh në minutën e 32-të me Sergio Oliveira, pasi goli i Abdulkerim Bardakci u anulua pas 15 minutash lojë. Skuadra e Jorge Jesus siguroi fitoren në minutën e 78-të, kur Mauro Icardi asistoi për Kerem Akturkoglu për një tre pikësh të rëndësishme. Nervozizmi i Fenerbahçes ishte i dukshëm dhe Irfan Kavechi mori karton të kuq direkt në minutën e 88-të të ndeshjes. Më pas Icardi shënoi për rezultatin përfundimtar, 3:0 në minutën e 101-të të ndeshjes.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 70-të.
Pas 17 xhirove, Galatasaray është i pari me 39 pikë, katër më shumë se Fenerbahçe, ndërsa Basaksehir është në vendin e tretë me 31 pikë.