Nuk ka fitues në Suharekë, Ballkani dhe Drita luajnë baras

Ballkani dhe Drita kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.
Në minutën e dytë erdhi rasti i parë i mirë në ndeshje, kur Sunday Adetunji qëlloi shtyllën dhe pastaj intervenoi Faton Maloku.
Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u ndesh të pritej minuta e 16-të, kur Sunday Adetunji realizoi për 1-0.
Vetëm pesë minuta më vonë Ballkani mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Eris Abedini u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme në Iljasa Zulfijin.
Kampioni i ri i Kosovës, Drita barazoi shifrat në 1-1, kur Besnik Krasniqi realizoi një gol të bukur.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baras 1-1 me dy skuadrat që krijuan raste shënimi.
Edhe pjesa e dytë ishte mjaftë interesante me dy skuadrat që luanin pa presion të rezultatit dhe pikëve.
Besnik Krasniqi shpëtoi një gol të sigurt, pasi largoi topin nga vija fatale e portës.
E në minutën e 90-të, një tjetër karton i kuq në ndeshje shkoi për futbollistët e Ballkanit, kësaj radhe për Geralb Smajlin.
Smajli u ndëshkua me të verdhë nga gjyqtari Bejtullahu, por pasi duartrokiti vendimin e tij mori një tjetër të verdhë dhe u largua nga loja me të kuq.
Kësisoj fitues nuk pati në ndeshjen Ballkani – Drita dhe dy skuadrat morën nga një pikë 1-1.
Drita si kampion i ri i Kosovës ka 70 pikë në krye të tabelës, derisa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 58.
Ndeshjen e radhës Ballkani e luan në udhëtim te Ferizaj, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Dukagjinin.