Mancini mund ta marrë drejtimin e Milanit

Roberto Mancini , ish-trajneri i Interit dhe i ekipit kombëtar italian, mund të bëhet trajneri i ri i Milanit këtë verë.
Football Italia raporton se Mancini është ndër kandidatët për pozicionin që së shpejti do të mbetet bosh te Rossonerët.
Roli më i fundit i Mancinit ishte ai i trajnerit kryesor të ekipit kombëtar të Arabisë Saudite, të cilin e la në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Andaj, Milani ka shpresën se Mancini është njeriu i duhur për të rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian dhe evropian.