July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Harry Kane afër të bëjë historinë – Tottenham mundi Portsmouth në FA Cup

1 min read

Tottenham dhe Leicester kaluan me fitore minimale në raundin e tretë në FA Cup. Southampton, Preston dhe Reading gjithashtu u kualifikuan në raundin e katërt këtë pasdite.

Tottenham fitoi kundër Portsmouth skuadrës së Ligës Tretë. Harry Kane vendosi ndeshjen në minutën e 50-të. Lojtari më i mirë i Tottenham tani është një gol larg golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit, Jimmy Greaves. Kane shënoi golin e 265-të në karrierën e tij, në fanellën e Tottenhamit, Greaves ka një më shumë.

Leicester fitoi ngushtë në udhëtim ndaj Gillingham. “Dhelprat” eliminuan skuadrën e ligës së katërt me 1:0, ndërsa golin e vetëm e shënoi Iheanacho në minutën e 56-të.

Në përballjen e skuadrave të Premierligës, Southampton fitoi si mysafir ndaj Crystal Palace me 2:1. Skuadra vendase ishte në epërsi me golin e Edouard, por Ward-Prowse dhe Armstrong përmbysën shifrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *