April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 22, 2026

PSG pëson humbje në “Villa Park”, por siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League

Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të pestë në histori, pavarësisht humbjes 3:2 nga Aston Villa, të martën mbrëma në stadiumin “Villa Park” në Birmingham.

Skuadra kampione e Francës kaloi në gjysmëfinale falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë në Paris, duke e mbyllur çerekfinalen me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Parisienët nisën më mirë ndeshjen e kthimit edhe në tokën angleze. Achraf Hakimi zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa Nuno Mendes dyfishoi epërsinë në të 27-ën, duke i vendosur mysafirët në një pozitë të favorshme.

Por, Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery nuk u dorëzua dhe reagoi fuqishëm. Youri Tielemans ngushtoi shifrat në 2:1 në minutën e 34-t, pas një aksioni të bukur të vendasve. Në pjesën e dytë, John McGinn barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 55-të, ndërkohë që vetëm dy minuta më vonë, Ezri Konsa realizoi për epërsinë 3:2 të Villës, pas një asistimi nga Marcus Rashford.

Përkundër përpjekjeve të mëdha, vendasit nuk arritën të shënojnë golin vendimtar që do ta çonte ndeshjen në vazhdime, ndërsa PSG ruajti epërsinë nga ndeshja e parë dhe siguroi kalimin mes katër skuadrave më të mira të Evropës.

Ndërkohë, Aston Villa mund të krenohet me një kampanjë mbresëlënëse në Champions League, duke dëshmuar cilësinë dhe karakterin e saj kundër një gjiganti të futbollit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *