Kosova shpërthen në pjesën e dytë, mposht Maqedoninë e Veriut me tre gola

Kosova në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola edhe pse “Dardanet” kishin disa raste shumë të mira por nuk arritën t’i konkretizonin.
Me të filluar pjesa e dytë, të besuarat e Sami Sermaxhajt e nisën furishëm, duke shënuar dy herë.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fposts%2Fpfbid033iapog43Wym4DMviv5q1AkmbydueM1Mtnck8sN7LFdbsi5KAPvVLh19oJvew1snxl&show_text=true&width=500
Sulmuesja Kaltrina Biqkaj arriti që të hap ndeshjen në minutën e 50-të për 1-0, ndërsa në minutën e 66-të, ajo shënoi për 2-0.
Biqkaj asistoi edhe te goli përfundimtar që e realizoi Erëleta Memeti në minutën e 85-të për 3-0.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fposts%2Fpfbid022dgPnAE2D9aj47xttKyZ3xg3X3qxMoJB5X1Gu323FakwQunASsxWheRP1FydtuCVl&show_text=true&width=500
Fitorja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut ishte shumë e rëndësishme pas disfatës që e pësoi më 25 shkurt nga Letonia.
Grupin 6 e udhëheq Letonia me 6 pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Edhe Kosova i ka 6 pikë në pozitën e dytë. Maqedonia e Veriut është e fundit pa pikë. Vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kalimin në Ligën B.