April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 23, 2026

Granit Xhaka është “profesor” i pasimeve në Bundesliga

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka po vazhdon të bëjë paraqitje fantastike me klubin gjerman.

Një statistikë e publikuar në rrjetet sociale, lojtari i Kombëtares së Zvicrës shihet se është dukshëm më i mirë se të gjithë kur bëhet fjalë për pasimet e sakta gjatë ndeshjes.

Xhaka gjatë këtij sezoni ka bërë 1966 pasime të sakta, me një performancë prej 67.0 të pasimeve dhe është i pari në listë për nga saktësia.

I dyti që e ndjek lojtarin shqiptar në këto statistika është lojtari i Stuttgartit, Angelo Stiller, me 1744 pasime të sakta, me një performancë pasimesh prej 54.0.

Kurse i treti është mesfushori/mbrojtësi i Bayern Munchen, Joshua Kimmich, me 2413 pasime të sakta, por me një performancë 46.0.

Xhaka gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 27 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *