June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Rexhbecaj mund të largohet nga Augsburgu, klube nga Turqia, Skocia dhe Italia pas tij

E ardhmja e Elvis Rexhbecajt mund të jetë larg elitës së futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori kosovar ka kontratë me Augsburgun deri në qershor të vitit 2026 dhe tanimë ka interesime nga jashtë Gjermanisë për të.

‘Fusballtransfers’ ka raportuar se Rexhbecaj ka tre skuadra që kanë shprehur interesim ku mund ta vazhdoj karrierën.

Gjiganti skocez Celtic si dhe ai turk Besiktas e duan shumë reprezentuesin kosovar.

Por interesim për transferimin e numrit 6 të Kosovës ka shprehur edhe skuadra e njohur italiane Parma që e do transferimin e tij në Serie A.

27-vjeçari gjithë karrierën ka luajtur në Bundesliga, derisa këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër në 24 ndeshje zyrtare me fanellën e Augsburgut.

Në rast se vendos ta shes yllin e tyre, Augsburgu synon të fitojë rreth katër milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *