June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Edhe Gjilani barazoi ndaj Prishtinës në minutën e fundit

Gjilani dhe Prishtina ndanë pikët në duelin e xhiros së 25-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

Prishtina kaloi në epërsi në pjesën e parë, kur qendërsulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq, realizoi një autogol në minutën e 23-të, duke i dhënë avantazhin mysafirëve.

Gjilani u përpoq të barazonte gjatë gjithë pjesës së dytë dhe më në fund ia doli në minutën e 92-të, kur mbrojtësi Marko Roganoviq shënoi me kokë nga afërsia. Goli u pranua pas rishikimit në VAR nga gjyqtari Gramos Shala.

Ky rezultat e lë Prishtinën të kërkojë pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mbetur ende pa fitore pas 10 ndeshjesh, ndërsa Gjilani vazhdon betejën për një pozitë më të lartë në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *