February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Dukagjini barazon me Dritën me golin e vonshëm të Hekuran Berishës

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës në kuadër të xhiros së 25-të të AlbiMall Superligës së Kosovës përfundoi me barazim 1:1. Goli i vonshëm i Hekuran Berishës i dha skuadrës vendase një pikë të rëndësishme, duke neutralizuar epërsinë e mysafirëve nga Gjilani.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga tensioni dhe lufta e ashpër për posedimin e topit, por ishte Drita ajo që gjeti rrjetën e para. Ukrainasi Denys Kostyshyn realizoi me kokë në minutën e 39-të, pas një asistimi preciz nga Iljasa Zulfiu, ish-futbollisti i Dukagjinit.

Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe kërkuan me ngulm golin e barazimit. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 92-të, kur Hekuran Berisha përfitoi nga një situatë brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1:1.

Ky barazim lë të dy skuadrat me nga një pikë, me Dritën që marshon drejt titullit të kampionit, ndërsa Dukagjini vazhdon luftën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *