September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Williams tregon arsyen pse s’ju bashkua Barcelonës

Nico Williams është një nga yjet në ngritje në La Liga.

Spanjolli, po shkëlqen me Bilbaon dhe padyshim se me performancat e tij ka mahnitur të gjithë.

Fituesi i Evropianit kishte pasur mundësinë t’i bashkohej Barcelonës në verën e kaluar, mirëpo vendosi të qëndronte te Bilbao.

“Athletic është familja ime. Lidhja që kemi brenda klubit është e pabesueshme”. “Nuk mendoj se do ta gjeja askund tjetër këtë atmosferë. Në atë moment mora vendimin që u ndjeva i drejtë dhe jam shumë i kënaqur me këtë”, tha për FF.

Williams, ka shënuar 6 gola dhe 7 asistime në 34 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me “Bardhekuqtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *