Sot nis java e 23-të në Superligë, Ferizaj e pret Suharekën

Sot nis java e 23-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Në program është vetëm një ndeshje, ajo mes Ferizaj dhe Suharekës.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj nga ora 14:00.

Ferizaj dhe Suhareka kanë pikë të barabarta në ligë me nga 26-të, në pozitat 6 dhe 7.

Synimi i dy skuadrave është mbetja në ligë për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë një kalim në Europë është vetëm “ëndërr”.

Kujtojmë se Suhareka është pa trajner, pasi ditë më parë largoi nga puna Qëndrim Kidën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *