PSG u interesua për të, Reali ia dyfishon pagën yllit të skuadrës

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 08: Raul Asencio of Real Madrid acknowledges the fans after the LaLiga match between Real Madrid CF and Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on February 08, 2025 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
Real Madridi është i prirur të rinovojë kontratën e Raul Asencios, duke e parë atë si një pjesë kyçe të së ardhmes së tyre. Mbrojtësi 22-vjeçar është rritur këtë sezon pas lëndimit të Eder Militao.
Sipas mediumit Fichajes, Real Madrid dëshiron t’i ofrojë Asencios një marrëveshje të re, duke dyfishuar pagën e tij në rreth 3 milionë funte në vit.
Kontrata e tij aktuale zgjat deri në qershor të 2026, me një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.
Klubi është i vetëdijshëm se skuadrat kryesore evropiane, përfshirë PSG-në, kanë treguar interes për mbrojtësin e ri.
Ata duan të sigurojnë të ardhmen e tij afatgjatë përpara se të arrijë ndonjë ofertë serioze.
Asencio është bërë lojtar i rregullt nën drejtimin e Carlo Ancelottit, pavarësisht nga kujdesi i zakonshëm i trajnerit me lojtarët e rinj.
Real Madridi shpreson se oferta e tyre e re do ta bindë atë të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe për shumë vite.