Arteta: Jam i fiksuar të bëj gjithçka që ta fitojë Premierligën

Arsenali ka pasur një ringritje që nga emërimi i Mikel Artetës si trajner në vitin 2019.

Ai arriti ta shndërronte Arsenalin në një skuadër e cila lufton për titull, pavarësisht se kishte kaluar një fillim të vështirë.

Arteta, arriti të zhvillonte lojtarët si Saka, Odegaard, Saliba dhe së fundi Lewis-Skelly dhe Nwaneri.

Spanjolli, në dy sezonet e fundit kishte qenë në garën për titull, por nuk arriti të fitonte duke zënë vendin e dytë, duke thënë se është i fiksuar të bëjë gjithçka deri të arrijë në atë pikë.

“Jam i fiksuar të bëj gjithçka që mundem çdo ditë për ta arritur atë”. “Ky është obsesioni im. Unë jam shumë i fiksuar pas procesit… rezultatin aktual, nuk mund ta kontrolloj”, u shpreh Arteta.

Arteta, gjatë ecurisë së tij si trajner i “Topçinjëve” arriti të fitonte “FA Cup” në vitin 2020 si dhe kishte arritur të rikthehente Arsenalin në Ligën e Kampionëve pas 6 vjetësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *