July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Priten ndryshime të mëdha në futbollin anglez

1 min read


Përfaqësues të Premierligës, të Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) dhe ata të Ligës angleze të futbollit (EFL) do të fillojnë nesër negociatat që mund të sjellin ndryshime rrënjësore në futbollin ishullor, në gara të tilla si Kupa FA, Carabao Cup dhe Community Shield, pretendon The Times, raporton Futbolli.info.

Ndër propozimet që do të merren në konsideratë janë heqja e ndeshjes së përsëritur në Kupën FA (në rast të barazimeve), heqja e plotë e Kupës Carabao ose lejimi për të futur në garë skuadrat e të rinjve si dhe zhvendosja e Kupës Carabao nga data tradicionale e hapjes së sezonit. Sipas The Times, këto janë idetë e planit të marrëveshjes së re për futbollin, që do të ishin ndryshimet më të mëdha në Angli që nga prezantimi i Premier Leagues në vitin 1992.

Përveç kësaj, Premier League do të angazhohet të ndajë më shumë nga paratë që fiton me ligat më të ulëta angleze, pasi EFL kërkoi 300 milionë funte ndihmë.

Nga ana tjetër, ndeshja Community Shield mund të shndërrohet në një “All-Star ndeshje” e ngjashme me ato në ligat profesionale amerikane, diçka e propozuar nga shefi i ri i Chelseat, Todd Bailey.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *