Rashica asiston në fitoren e Galatasarayt

Milot Rashica ka asistuar në njërin prej dy golave të Galatasarayt, që të mërkurën mbrëma fitoi ndaj Ankaragucut, 2:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 17-të të Superligës së Turqisë.

Galatasaray ishte në disavantazh prej një goli nga minuta e shtatë, por Rashica asistoi në minutën e 16-të për Baris Alper Yilmazin, që barazoi shifrat në 1:1.

Bafetimbi Gomis pas gjysmë ore lojë shënoi për 2:1 dhe me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

26-vjeçari Rashica që luajti deri në minutën e 83-të, ka tri asistime të realizuara në elitën e futbollit të Turqisë në këtë edicion, në 10-të paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *