July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Cremoneses

1 min read

Juventusi ka arritur të marrë pikë të plota ndaj Cremoneses (1-0) në Stadio Giovanni Zini në një ndeshje, në të cilën realizoi vetëm në minutat shtesë.

Emanuele Valeri arriti ta fuste topin në rrjetë në minutën e 16-të, mirëpo pas konsultimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Menjëherë pas, Matias Soule pati dy raste të njëpasnjëshme, por portieri Marco Carnesecchi ishte i pakalueshëm.

(Foto: Twitter/JuventusFC0

Skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, ndërsa fraksioni i dytë vazhdoi me raste të të dyja skuadrave.

Dhe kur po afrohej fundi i takimit, mysafirët bënë përpjekje të mëdha, ndërsa në minutat shtesë (90’+1), Arkadiusz Milik e shënoi golin e fitores nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore, Juventusi ngritet në kuotën e 34 pikëve, dy më pak se Milani (në vend të dytë) dhe shtatë më pak se Napoli (në vend të parë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar).

Reklama

Cremonese ka arkëtuar vetëm shtatë pikë dhe ndodhet në zonën e rrezikut me një pikë më shumë nga vendi i fundit, Verona. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *