Ja sa do të jetë paga e Omar Marmoush te Manchester City

Omar Marmoush do të jetë futbollist i ri i Manchester Cityt.

Kampioni i Anglisë ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt, me skuadrën gjermane që do të përfitojë 80 milionë euro.

Ndërkohë Marmoush do të fitojë rreth 16-17 milionë euro në vit te Manchester City, e cila është tetë herë më e madhe se ajo që fitoi te Frankfurt.

25-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë, duke shënuar 15 gola dhe bëri 9 asistime në 17 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *