Lëndohet Ardian Ismajli, luajti veç 21 minuta ndaj Lecce-s

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli është lënduar në ndeshjen e javës së 20-të në Serie A ndaj Lecce-s.
Mbrojtësi “kuqezi” i Empolit u largua nga loja në minutën e 21’të, duke u zëvendësuar nga mbrotjësi, De Sciglio.
Nuk dihet ende shkalla e lëndimit të mbrojtësit shqiptar.
Kujtojmë që 28-vjeçari ka qenë lider i mbrojtjes te Empoli gjatë këtij sezoni, duke zhvilluar 19 ndeshje në Serie A dhe është ndëshkuar me vetëm një karton të verdhë.