Marmoush gjithnjë e më afër Manchester Cityt

Ylli i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush është afër të bëjë hapin e madh në karrierë.

Egjiptiani, është shumë afër largimit nga Bundesliga dhe destinacioni i tij pritet të jetë skuadra e Manchester Cityt.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, City ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe mbetet të përfundohet marrëveshja edhe me Eintracht Frankfurtin.

Guardiola, e sheh lojtarin si zëvëndësues ideal të Julian Alvarez, i cili u transferua te Atletico Madridi në verë.

Marmoush, këtë sezon ka shënuar 18 gola në 24 paraqitje për “Shqiponjat” dhe asistoi 12 herë në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *