Manchester City afër marrëveshjes me yllin e Bundesligës

Manchester City duket se është afër që të sigurojë blerjen e bujshme për këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për sulmuesin më në formë në Bundesliga, Omar Marmoush i cili po shkëlqen me Eintracht Frankfurtin.
Siç raporton “Daily Mail”, “Qytetarët” duket se kanë mposhtur rivalët e tyre të Premier League si Arsenalin dhe Liverpoolin për shërbimet e egjiptianit.
City, thuhet se është gati të paguajë rreth 50 milionë euro për Marmoushin.
Sulmuesi 25-vjeçar, është edhe lojtari më i rëndësishëm për Frankfurtin i cili këtë sezon ka shënuar 18 gola në 24 paraqitje, si dhe ka bërë 12 asistime.