Conceiçao: Shija e këtij trofeu duhet të na shtojë dëshirën për sukses

Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao e ka festuar mbrëmë deri vonë triumfin në Superkupën e Italisë.

Trajneri portugez ia solli Milanit një trofe pas disa vjetësh pritjeje, ndërsa pas fitores me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Interit, ka folur në mikrofonin e televizionit zyrtar të klubit Milan TV.

“Jemi të gjithë të kënaqur me punën e madhe dhe të vështirë që e kemi bërë. I kishim në dispozicion pak ditë për t’u përgatitur, por gjërat kanë shkuar mirë, sepse djelmoshat ishin të përulur dhe kanë luajtur me mentalitetin e duhur. Ky është vetëm fillimi, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Nga nesër do të mendojmë menjëherë për lojën me Cagliarin. Është një sukses që na jep besim të gjithë grupit dhe ambientit. Do të lëmë gjithçka në fushë në çdo ndeshje”, deklaroi fillimisht trajneri i ri i Milanit.

Conceiçao, madje u pyet edhe për cigaren që kishte ndezur në dhomat e zhvesjes pas fitores së djeshme.

“Cigarja pas lojës? Është trofeu im i 13-të si trajner. Kisha dëshirë të rikthehesha të fitoja në një vend si Italia, ku kam kaluar mjaft mirë si lojtar. E meriton ky klub”, përfundoi Conceiçao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *