FFK dhe Komuna e Deçanit do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, do të riaktivizohet edhe kampingu ‘Pishat e Deçanit’

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me nënkryetarin Bakir Burri dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti, zhvilluan një vizitë të rëndësishme në Komunën e Deçanit. Delegacioni i FFK-së u prit ngrohtësisht nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe përfaqësuesit e komunitetit të futbollit në këtë trevë.
Gjatë këtij takimi, siç ka bërë të ditur kreu i FFK-së në rrjetet sociale, palët u dakorduan për fillimin e procedurave për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Deçanit. Memorandumi do të përfshijë ndërtimin e një fushe moderne futbolli në kompleksin sportiv të komunës, i cili ndodhet në një vendndodhje unike mes maleve të Gjeravicës dhe Shkelzenit.
Postimi i plotë i Ademit: