Avdullahu gati të bëjë lëvizjen e madhe në karrierë, ka interesim nga Bundesliga

Mesfushori nga Kosova, Leon Avdullahu, po shkëlqen këtë sezon me Baselin.
Avdullahu, me paraqitjet e tij në kampionatin zvicerian, ka zgjuar interesim nga Bundesliga gjermane.
Siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, Avdullahu po kërkohet me ngulm nga skuadra e Wolfsburgut, e cila kërkon ta ketë atë që nga ky afat kalimtar.
Avdullahu, planifikon ta përfundojë këtë sezon te Baseli, por do të jetë i hapur për një lëvizje pas verës.
Këtë sezon, ai ka bërë 17 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat.